Rikthehen reshjet e borës në zonat malore të Shqipërisë

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore të Shqipërisë

Gjatë natës janë kthyer reshjet e borës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas ARRSH-së qarkullimi vijon pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com