Flamingot rikthehen në ishullin Samos të Greqisë, dhurojnë spektakël

Flamingot rikthehen në ishullin Samos të Greqisë, dhurojnë spektakël

Të bukura me ngjyra rozë, këto janë flamengot e rikthyera ditë më parë ujërat e Psili Ammos Salt Marsh, në juglindje të ishullit Samos.

Kjo zonë do jetë parajsë e tyre deri sa t’i rikthehen migrimit të tyre në pranverë. Ata janë të veçantë për shkak të ngjyrës rozë, dhe mund të jenë deri në 1.30 metra të gjata.

Është interesante për faktin se kur ata pushojnë, mund të qëndrojnë vetëm mbi një këmbë ndërsa kur fluturojnë, e bëjnë këtë në grup duke ofruar një pamje spektakolare, që ngjason si një re pink që tërheq jo pak vëmendje.

Gjatë muajve të dimrit, në këtë rajon, një ndër të paktët në ishujt e Greqisë, kthehen mbi 120 specie zogjsh./Motilokal.com