Apple kalon Samsungun duke u bërë prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë

Apple kalon Samsungun duke u bërë prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë

Apple tani zë "pjesën e luanit" në tregun global të smartfonëve dhe e ka zbrit Samsungun nga maja për herë të parë në 12 vjet, raporton BBC.

Gjiganti amerikan përbënte më shumë se një të pestën e telefonave celularë të dërguar vitin e kaluar, sipas të dhënave nga International Data Corporation (IDC).

Samsung ka 19.4 për qind të tregut, ndërsa prodhuesit kinezë Xiaomi, Oppo dhe Transsion janë pas gjigantit të Koresë së Jugut.

Shitjet e telefonave celularë kanë rënë pasi shumë prej tyre kanë blerë pajisje të reja gjatë pandemisë së koronavirusit. IDC deklaron se pothuajse 1.2 miliard telefona inteligjentë janë shitur vitin e kaluar, që është një rënie prej më shumë se 3 për qind krahasuar me vitin 2022. Ky është numri më i ulët i celularëve të shitur në dekadën e fundit, dhe shkak është edhe fakti se shumë kanë vendosur të shpenzojnë më pak për shkak të sfidave ekonomike dhe normave të larta të interesit. Megjithatë, ekspertët parashikojnë se tregu do të rimëkëmbet këtë vit.

Megjithatë, IDC deklaron se Apple është "fituesi më i madh" pasi shiti më shumë se 234 milionë telefona celularë vitin e kaluar. Kompania amerikane jo vetëm që është lojtari i vetëm në Top 3 që tregon rritje pozitive në baza vjetore, por edhe zuri vendin e parë. Gjigandi nga Cupertino ia doli mbanë të gjitha këto pavarësisht sfidave rregullatore dhe konkurrencës së përfaqësuar nga Huawei në Kinë, tregun e saj më të madh.

Huawei kohët e fundit filloi të prodhojë procesorë të vet pasi iu ndalua blerja e atyre të prodhuar duke përdorur teknologjinë amerikane. Kompania kineze u gjend nën sanksione pasi SHBA pretendon se ajo përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Samsung humbi titullin e prodhuesit më të madh në botë të smartfonëve dhe së fundmi paralajmëroi se fitimet do të bien më shumë se sa pritej, sepse kërkesa për telefona celularë është ende e dobët. Gjithashtu, konkurrenca përfaqësohet nga modele më të lira nga kompanitë Transsion dhe Xiaomi.

/Motilokal.com