Suedia regjistron temperaturat më të ulëta në dekada

Suedia regjistron temperaturat më të ulëta në dekada

Suedia po përjeton motin më të ftohtë në 58 vitet e fundit, ndërsa në një fshat në veri të vendit u regjistrua temperatura rekord e ulët.

Moti i ftohtë rekord u shënua më 5 janar me -44.6 gradë Celsius në Vittangi në komunën Kiruna, njoftoi të martën Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez (SMHI).

Sverker Hellstrom, menaxher operacionesh në SMHI, tha se nuk e kishin publikuar njoftimin për të qenë të sigurt për temperaturën e ulët rekord.

Suedia regjistroi temperaturën e saj më të ulët ndonjëherë në vitin 1966 me -52.6 gradë Celsius në rajonin Norrbotten.

/Anadolu/Motilokal.com