Dyshime për dy pacientë me koronavirus, por ata rezultuan negativë, Kosova e paprekur nga ky virus

Dyshime për dy pacientë me koronavirus, por ata rezultuan negativë, Kosova e paprekur nga ky virus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  (ISHPK) përmes një njoftimi tregon se sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së se dy paciente të kthyer nga Italia janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, SHSKUK.

Sipas IKSHPK-së pacientet janë vizituar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive,  dhe u janë marrë mostrat për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Motilokal.com