Ftohtë dhe borë, ja kur?!

Ftohtë dhe borë, ja kur?!

Një front i ftohtë do të fillojë të prekë motin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi gjatë ditës së sotme dhe premte.

Kalimi i një sistemi frontal do të sjellë reshje shiu, që në orët pasdites dhe mbrëmjes të së premtes shndërrohen në borë, për të vazhduar gjatë ditës së shtunë.

Fronti i ftohtë që do të depërtojë mbi vendin tonë dhe rajon përveç fjollave të borës ndikon edhe në uljen e temperaturave në fundjavë dhe do të sjellë erëra të forta e të ftohta veriore, kryesisht ditën e premte dhe shtunë.

Reshje më të dendura bore pritet në zonat malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Temperatura në Kosovë gjatë fundjavës do të arrijnë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore deri në -13 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri pritet rënie e temperaturave, në zonat malore do të regjistrohen temperatura deri në -9 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta deri në 8 dhe 10 gradë Celsius.

/Motilokal.com