Nga erërat e forta bie kulmi i ndërtesës së komunës së re të Prishtinës, ka të lënduar

Nga erërat e forta bie kulmi i ndërtesës së komunës së re të Prishtinës, ka të lënduar

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mjekë e zjarrfikës kanë arritur në vendin e ngjarjes ku para pak minutave ka rënë në tokë kulmi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Dyshohet për persona të lënduar rëndë, mirëpo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve një vajzë rreth 23-vjeçare është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se ka nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave.

/Motilokal.com