Zjarrfikësit po kërkojnë nën rrënojat e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës

Zjarrfikësit po kërkojnë nën rrënojat e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës

Nga erërat e forta që po mbretërojnë në Kosovë, është rrezuar kulmi i ndërtesës së re të komunës së Prishtinës.

Si pasojë kësaj është lënduar një vajzë rreth të 23-tave në kokë dhe e njëjta tani ndodhet në Emergjencë ku i është nënshtruar ekzaminimeve.

Ndërsa po vijon puna e zjarrfikësve për të kërkuar nëse ka ndonjë person nën rrënojat e kulmit i cili ra nga ndërtesa e komunës në lagjen “Arbëria”.

Zjarrfikësit janë ngjitur edhe në çatinë e objektit të komunës për të larguar mbetjet e kulmit dhe për të parandaluar ndonjë rënie të re.

/Motilokal.com