Pranvera Hyseni, shqiptarja që sfidoi teoritë konspirative duke kaluar nëpër stuhi përgjatë Trekëndëshit të Bermudeve

Pranvera Hyseni, shqiptarja që sfidoi teoritë konspirative duke kaluar nëpër stuhi përgjatë Trekëndëshit të Bermudeve

Pranvera Hyseni nga qyteti i Vushtrrisë, është astronome e re, e cila ka themeluar dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).

Ajo është duke e realizuar një prej udhëtimeve më të vështira në jetën e saj. Në një prononcim për portalin motilokal.com, ajo tregoi se që dy ditë është duke udhëtuar me anije përgjatë Oqeanit Atlantik.

“Ne jemi duke shkuar në Bahame me anije kemi kaluar përgjatë Trekëndëshit të Bermudeve që njihet për mistere siç thuhet kanë ndodhur zhdukja e anijeve aeroplanëve etj. Sidoqoftë, mbrëmë moti ka qenë me stuhi të forta, mirëpo kemi arritur mirë. Të hënën do të kthehemi në SHBA, duke shpresuar në një lundrim të qetë”, u shpreh Pranvera.

Duhet theksuar se suksesi më i madh saj është se një asteroid është pagëzuar pikërisht me emrin dhe mbiemrin e saj, “PranveraHyseni”, nga Unioni Ndërkombëtar i Astronomëve dhe Qendra “Minor Planet Center”, e cila gjendet në Universitetin e Harvard-it. Ky është trupi i vetëm qiellor që mban një emër shqiptar dhe ka përmasa rreth 13 km.  /Motilokal.com/

https://www.facebook.com/motilokal/