Shkrirja dramatike e borës në Antarktidë e kapur nga satelitet e NASA-s

Shkrirja dramatike e borës në Antarktidë e kapur nga satelitet e NASA-s

Gjatë fundit të javës së kaluar Observatori i Tokës i NASA-s publikoi imazhe tronditëse të shkrirjes dramatike të shkrirjes së akullit në Antarktidë.

Sipas NASA-s, më 6 shkurt 2020, stacionet e motit regjistruan temperaturat më të nxehta në rekord për Antarktidën.

Vala e ngrohtë filloi më 5 shkurt deri në 13 shkurt, ndërsa kulmin e arriti në 6 shkurt, ditë kur në Antarktidë termometri shënoi 18.3 gradë Celsius.

“Kjo temperaturë është më e nxehta e shënuar në Antarktidë dhe e njëjtë si në Los Angeles në të njëjtën ditë”, tha NASA.

Image

Këto imazhe satelitore tronditëse zbulojnë se 20 për qind e dëborës që mbulon një ishull në Antarktidë është shkrirë brenda dhjetë ditësh. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ka ndodhur gjatë ditëve kur u shënuan temperatura rekord.

 “Unë nuk kam parë pellgje të shkrihen kaq shpejt në Antarktidë. Këto ngjarje ju mund t’i shikoni në Alaska apo Greenland, por jo në Antarktidë”, tha profesori Mauri Pelto nga Kolegji Nichols në Massachusetts./Motilokal.com