Si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti në Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Gjatë ditës së premte në Shqipëri pritet mot me vranësira e reshje shiu. Reshjet vende-vende do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të cilat mund të shfaqin probleme, duke shkaktuar vërshime të shpejta. Në mbrëmje në viset malore priten reshje bore, që më pastaj do shtrihen edhe në zonat e ulëta.

Të shtunë parashikohet po ashtu mot me vranësira e reshje shiu. Reshjet vende-vende do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në viset malore parashihen reshje bore përfshirë edhe zonat e ulëta.

Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot kryesisht me kthjellime e diell.

/Motilokal.com