Reshjet dhe akulli sjellin vështirësi trafiku në Gjermani

Reshjet dhe akulli sjellin vështirësi trafiku në Gjermani

Stuhia e fortë e borës që goditi Gjermaninë perëndimore dhe jugore të mërkurën shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të trafikut, duke përfshirë bllokime trafiku kilometërshe në autostradat e vendit.

Rrugët me akull dhe të rrëshqitshme kanë shkaktuar shumë aksidente. Në disa raste, mjetet e hedhjes së kripës dhe zhavorrit nuk kaluan dot më, përpara mjeteve të bllokuara, duke vështirësuar zhbllokimin e rrugëve.

Shërbimet e tërheqjes janë thirrur për të shtyrë ose tërhequr kamionët. Por ka qenë e vështirë për ta të arrinin në zonat e prekura, pasi bora i ka penguar drejtuesit e tjerë të krijonin rrugë shpëtimi. Shërbimet e urgjencës ofruan batanije dhe pije të nxehta për njerëzit e bllokuar në automjetet e tyre.

Ndikimi në shërbimet ajrore

Shërbimi gjerman i motit thotë se reshjet e dendura të borës pritet të vazhdojnë në disa pjesë të vendit. Në disa zona pritet të bien deri në 30 centimetra borë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kushtet e motit kanë paralizuar edhe trafikun ajror.

Në Aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari i Gjermanisë, më shumë se 300 nga rreth 1000 fluturime të planifikuara për të enjten u anuluan. Aeroporti përmendi rrezikun që aeroplanët e ngrirë të zinin përsëri akull kur të shkonin në pistën e uljes.

Aeroporti njoftoi në faqen e tij të internetit, se pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara se të udhëtojnë në aeroport. "Nëse fluturimi juaj anulohet, ju lutemi mos shkoni në aeroport.

Ndikimi në trafikun hekurudhor

Deutsche Bahn (DB), operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë, anuloi gjithashtu disa trena të distanca të largëta dhe trena rajonalë të mërkurën.

Për më tepër, Hekurudha Gjermane 8DB) kufizoi shpejtësinë maksimale të trenave të shpejtësisë së lartë ICE në 200 kilometra në orë si masë paraprake.

DB paralajmëroi se kushtet e motit do të ndikojnë gjithashtu operacionet e saj të enjten.

Lidhjet hekurudhore midis Shtutgartit dhe Parisit dhe midis Frankfurtit dhe Parisit janë të prekura veçanërisht.

Situata në Skandinavi

Reshjet e dendura të borës gjithashtu kanë ndaluar trafikun në pjesën më të madhe të Skandinavisë. Në disa rajone të Danimarkës, policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez Oslo u mbyll përkohësisht të mërkurën, pasi kushtet e vështira të motit reduktuan pamjen për pilotët.

Kompania e transportit Maersk tha gjithashtu se ndërprerjet e lidhura me motin në portet e Evropës veriore, përveç situatës së paqëndrueshme të sigurisë në Detin e Kuq, po shkaktojnë probleme logjistike.

"Kushtet e motit të dimrit si dhe bllokimet e Detit të Kuq pritet të ndikojnë në operacionet në të gjithë Evropën dhe terminalet Hub”, tha Maersk.

"Klientëve u kërkohet të mbledhin mallrat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur pas shkarkimit, për të mbështetur qarkullimin e rrjedhshëm."

/Motilokal.com