Ramadani: Kosova ka kapacitete të mbrohet nga koronavirusi

Ramadani: Kosova ka kapacitete të mbrohet nga koronavirusi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se 80 për qind e rasteve do të kalojnë pa asnjë shenjë klinike.

Sipas tij Kosova është e përgatitur bashkë me institutin që të mund të përballet me këtë virus që deri tash ka marrë jetë gjithandej botës.

“Në çështjen e menaxhimit të epidemive dhe pandemive ka një sens logjik shkencor. Parakusht që duhet plotësuar është vonesa e stërzgjatjes së ardhjes në vendin tonë. Në vitin 2009 në mars ka shpërthyer epidemia e gripit pandemik H1N1, në Kosovë kemi pas raste minimale sepse epidemia ka ardhur pas 6 muajsh. Tash për Coronaviruesin kemi kapacitet që ta mbajmë shtyrjen e epidemisë. Sa të shtyhet është pozitive sepse kjo na bën më të përgatitur”, ka thënë Ramadani në Zona B.

Ai ka thënë se institucioni që drejton ka kapacitete baras me shumë prej vendeve të zhvilluara që aty mund të bëhet analiza e diagnostifikimit të koronavirusit – virusit aerogjen.

Ramadani është shprehur se asnjëri nuk mund të jetë i befasuar nëse vije një rast.

“Sot në Kosovë nuk mund t’i befasojë një rast i dyshimtë i koronavirusit as policët e Kosovës. Në fushën e shëndetësisë publike është dhënë provimi”, ka theksuar Ramadani./Motilokal.com