Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe gurësh në këto rrugë të Shqipërisë

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe gurësh në këto rrugë të Shqipërisë

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën Veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal.

Sipas ARRSH-së qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

/Motilokal.com