Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëroi se sipas informacioneve meteorologjike, duke filluar nga nesër, datë 20.01.2024, i gjithë vendi do të pësojë rënie të temperaturave që në zonat veriore dhe verilindore do të shoqërohen me reshje të dendura dëbore dhe erë, ndaj drejtuesit e mjeteve sidomos duhet të marrin disa masa.
Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.
Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me temperatura shumë të ulëta dhe të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastrueseve si dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore.
/Motilokal.com
