Si parashikohet moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Si parashikohet moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, me erëra dhe kryesisht me kthjellime. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 2 °C. E diela parashihet ftohtë, kryesisht me vranësira, riga të dobëta shiu dhe borë. Temperatura pritet të luhaten nga -4 deri në 1 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet ftohtë, kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga -9 deri në 1 °C. E diela pritet të jetë me mot të ftohtë, pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në 6 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot i ftohtë, pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperatura do të luhaten nga -7 deri në -3 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira, në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej -6 deri në 1 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë ftohtë, pjesërisht me vranësira dhe erëra të forta. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 2 °C. Dita e diel do të mbajë mot me fjolla bore të shoqëruara me erëra. Temperatura do të lëvizin prej 0 deri në 2 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 0 °C. E diela parashihet mot me shi, borë dhe erëra të forta. Temperatura pritet të luhaten nga 0 deri në 3 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga -6 deri në 2 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në 6 °C.

/Motilokal.com