Kjo është gjendja e rrugëve në Prishtinë nga reshjet e borës

Kjo është gjendja e rrugëve në Prishtinë nga reshjet e borës

Siç kemi parashikuar dhe paralajmëruar bora ka zbardh Kosovën. Reshjet e borës kanë mbuluar edhe Prishtinën.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama të gjitha rrugët e kryeqytetit po mirëmbahen nga reshjet e borës.

“Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar”, ka theksuar Rama.

Ai ka apeluar për kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.

“Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.  Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, ka apeluar Rama.

/Motilokal.com