Reshje të dendura dëbore në Dibër, bllokohet rruga në Qafën e Murrizit

Reshje të dendura dëbore në Dibër, bllokohet rruga në Qafën e Murrizit

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë.

Reshje të dendura dëbore kanë rënë në qarkun e Dibrës, çka ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Për pasojë, është bllokuar aksi rrugor në bypass-in e Qafës së Murrizit.

Ndërkaq, aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë është i kalueshëm me zinxhirë. Edhe në aksin Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës, lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

/Motilokal.com