Kujdes! Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka disa këshilla për skitarët dhe bjeshkatarët

Kujdes! Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka disa këshilla për skitarët dhe bjeshkatarët

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka dale më një apel për qytetarët që duan të skijojnë këtë fundjavë apo ata që duan të ngjiten bjeshkëve, duke u bërë thirrje për kujdes shkaku i paralajmërimeve për reshje të dendura bore të përcjella edhe me erëra të fuqishme.

Në njoftim u bëhet thirrje që pas reshjeve të borës të presin për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës.

Njoftimi i plotë:

Vëmendje!

Të nderuar bjeshkatarë, skitarë dhe qytetarë !

Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të reshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore.

Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjella me erëra të fuqishme veriore.

Andaj të keni kujdes gjatë skive (jashtë shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50°, e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara .

Pas reshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës.

Mos skioni/ ngjiteni të vetmuar!

Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë !

Kujdes gjatë skive në pyje, gropat e drunjve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!

Nëse zhvilloni aktivitete të ski-bjeshkatarisë doemos posedoni pajisjet obligative për siguri:

  • Transmetuesin
  • Lopatën
  • Sondën
  • Çantën e ndihmës së parë
  • Helmetën
  • Kazmën
  • Kthetrat
  • Veshmbathje adekuate dimërore
  • Telefonin e mbushur me bateri
  • Llambë
  • Dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme.

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112 dhe +383 49 84 02 28

/Motilokal.com