Stuhia rrëzon borëpastruesen në Rrugën e Kombit

Stuhia rrëzon borëpastruesen në Rrugën e Kombit

Një borëpatruese e pësoi dhe vetë nga moti i rënduar në Rrugën e Kombit. Duke punuar për hapjen e rrugës, ajo u përmbys gjatë në afërsi të tunelit të Kalimashit. Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për ta larguar nga rruga.

Aktualisht, segmenti nga Miloti në Morinë është i kalueshëm, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Korçës, raportohet se për mirëmbajtjen e rrugëve, në terren janë 21 borëpastruese, tetë fadroma, 11 kamionçina dhe shtatë kamiona, të cilat po operojnë kryesisht në akset Qafë Thanë- Pogradec- Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, K/Zëmblak-Doganë- Goricë, Maliq-Lozhan-Moglicë, Podgorie-K/Zvezdë dhe Bilisht-Miras.

Po ashtu, mësohet se nga bashkitë po punohet për rrugët dytësore, lidhëse dhe qendrat e qyteteve.

/Motilokal.com