Kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të forte Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas ARRSH-së qarkullimi vijon pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com