Fshatra të bllokuara, era e fortë pengon qarkullimin e veturave në këtë zonë të Shqipërisë

Fshatra të bllokuara, era e fortë pengon qarkullimin e veturave në këtë zonë të Shqipërisë

Reshje e borës që ranë gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, sot ua ka lënë ngricave të shoqëruara me erë të fortë dhe me ulje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme deri në minus -10 gradë Celsius.

Ulja e temperaturave ka krijuar akull në të gjitha segmentet e rrugëve nacionale dhe rurale.

Qarkullimi në aksin Bulqizë-Peshkopi kryhet me vështirësi për shkak të dëborës dhe erës së fortë.

Vështirësi ka edhe në akset Bulqizë-Klos-Burrel, Bulqizë-Krastë, Ura e Çerenecit-Librazhd si dhe Qafa e Buallit-Qafë Murrizë.

Probleme ka dhe në rrugët rurale Ura e Çerenecit-Ostren i Madh dhe Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës.

Prani dëbore dhe akulli ka dhe në aksin rrugor Qafë e Buallit, rruga që lidh minierat e  zonës D.

Raportohet se trashësia e borës në njësitë administrative si Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh, Shupenzë, Fushe Bulqizë dhe Gjoricë në rrethin e Bulqizës ka arritur 30 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella. Disa fshatra të njësive të bashkisë Bulqizë janë bllokuar.

/Motilokal.com