Mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Mësoni si do të jenë temperaturat në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë gjithë javës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e më shumë diell dhe temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë në mëngjes ftohtë e me ngrica, gjatë ditës me diell.

Të martën pritet mot me pjesërisht me vranësira dhe diell, në mëngjes ftohtë e me ngrica dhe mundësi për prezencë te mjegullës.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës kthjellët dhe diell.

/Motilokal.com