Tri raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Tri raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar mostrat e tre pacientëve të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga virusi kinez korona. Rezultatet për ta pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare thuhet se sot në klinikën infektive janë paraqitur tre raste të dyshuara për koronavirus.

"Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara", thuhet në njoftimin e QKUK-së./Motilokal.com