Shpëtimtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë turistët zviceranë, që u goditën nga orteku

Shpëtimtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë turistët zviceranë, që u goditën nga orteku

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka qenë pjesë e një operacioni shpëtimi në fshatin Çajë të Kukësit.

Sipas ShKShMK për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda.

Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

ShKShMK thekson se turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

“Pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë”, ka njoftuar ShKShMK.


/Motilokal.com