Gjatë ditës së martë Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.
Në orët e mëngjesit pritet prezencë e mjegullës kryesisht në zonat e ulëta. Ndërsa për shkak të ftohti dhe temperaturave të ulëta në mëngjes pritet prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.
Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 3 deri në 9 °C, ndërsa në zonat malore -3 deri në 3 °C.
/Motilokal.com
