Për më shumë se 13 orë në aksion, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë lokalizimi e dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda. Siç njofton ShKShMK në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e tyre, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.
Por “vëllezërit” shqiptarë nuk kanë gjetur asnjë shkronjë apo fjalë goje ta falënderojnë ekipin e , Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Në një postim ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan: “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës. Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.”
Tutje ai thotë se strukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto momente po fillon operacioni i shpëtimit, me tërheqje nga lartësia, në bashkëpunim edhe me KFOR.
As në postimin e dytë nuk gjeti mundin ta falënderon ekipin e Kosovës, por vetëm KFOR-in.
“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, ka shkruar ministri Peleshi.
/Motilokal.com
