Numri dy i Shëndetësisë së Iranit infektohet me koronavirus

Numri dy i Shëndetësisë së Iranit infektohet me koronavirus

Zëvendësministri iranian i shëndetësisë është infektuar me koronavirusin e ri. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtarë i ministrisë.

Iraj Harirchi, i cili ka qenë ndër më kryesorët të fushatës së qeverisë kundër virusit, tha se ai doli pozitiv gjatë një konference shtypi për përpjekjet për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

“Testi i koronavirusit për Harirchi, zv.ministri i shëndetësisë që ishte në vijat e frontit duke luftuar koronavirusin, ishte pozitiv”, tha Alireza Vahabzadeh, këshilltar për media në ministrinë e shëndetësisë në Iran.

Irani tashme është bërë epiqendra e koronavirusit në Lindjen e Mesme, duke regjistruar numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës.

Në Iran janë regjistruar tri vdekje të tjera dhe 34 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 15 dhe të infektuarve në 95./Motilokal.com