Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën kufitare mes Kinës dhe Kirgistanit, duke shkaktuar disa të lënduar dhe shembjen e shtëpive, raportojnë mediat kineze.
Tërmeti goditi në orën 2:09 të mëngjesit me orën lokale, sipas Administratës së Tërmeteve të Kinës, goditi qarkun Wushi në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, një zonë kufitare malore.
Që nga ora 4 e mëngjesit, 14 pasgoditje u regjistruan pranë epiqendrës, me magnitudë që varionin nga 3.0 në 5.3 gradë, sipas mediave kineze.
Për shkak të tërmetit, trafiku hekurudhor në rajonin e Xinjiang u pezullua dhe 27 trena u dëmtuan.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës njoftoi se disa departamente po koordinojnë përpjekjet e ndihmës, kështu që banorëve janë pajisur me tenda pambuku, pallto, jorganë, dyshekë, shtretër të palosshëm dhe soba për ngrohje.

Në 24 orët e fundit, Xinjiang është goditur nga disa tërmete.
Tërmeti është ndjerë edhe në Kazakistan dhe Uzbekistan. Banorët e qytetit më të madh të Kazakistanit, Almaty, dolën nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre të veshur me pizhame dhe u mblodhën jashtë pavarësisht motit të ftohtë.
/Motilokal.com
