Ja se si Samsung Galaxy S24 Ultra ia kaloi iPhone 15 Pro Max

Ja se si Samsung Galaxy S24 Ultra ia kaloi iPhone 15 Pro Max

YouTuber-i dhe përdoruesi i platformës X me pseudonimin Sakitech ka publikuar një pamje interesante duke krahasuar shpejtësitë e dy telefonave më të fortë aktualisht të ofruar nga Samsung dhe Apple.

Galaxy S24 Ultra dhe iPhone 15 Pro Max përdorin standarde të ndryshme të memories së brendshme, kështu që telefoni i gjigantit koreano-jugor mbështetet në teknologjinë UFS, ndërsa kompania nga Cupertino përdor hapësirën ruajtëse NVMe.

Të dyja teknologjitë ofrojnë shpejtësi të lartë leximi dhe shkrimi të të dhënave, por në një test të drejtpërdrejtë Galaxy S24 Ultra është fituesi përfundimtar.

Testi tregoi se Galaxy S24 Ultra është 75 për qind më i shpejtë se iPhone 15 Pro Max, të gjitha me vonesë më të ulët.

Galaxy S24 është më i shpejtë në shpejtësinë sekuenciale të leximit të të dhënave, si dhe në shkrimin e të dhënave. Testi i parë tregoi se modeli Samsung është rreth 75 për qind më i shpejtë se iPhone, ndërsa testi i dytë tregoi një diferencë prej 15 për qind.

Çipat më të shpejtë të memories flash janë përgjegjës për gjithë këtë, dhe rezultate të ngjashme mund të shihen në testet 4K.

Më në fund, Galaxy S24 Ultra ia kaloi iPhone 15 Pro Max edhe në testin e jetëgjatësisë së baterisë.

/Motilokal.com