Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për rrende pozitive të zhvillimit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
“Tashmë kemi përmirësime të dukshme në shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, përfshirë rritje prej 23% të grumbullimit, si dhe rritje të të hyrave nga tarifa e grumbullimit të mbeturinave me mbi 4.3 milionë euro”, ka deklaruar Aliu.
Ai ka thënë se janë të përkushtuar në avancimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, për përmirësim të ambientit dhe shëndetit të qytetarëve.
“Bashkëpunimi ndër-institucional dhe vetëdijesimi i qytetarëve është thelbësor në këtë rrugëtim”, është shprehur Aliu.
Por realiteti është krejt ndryshe nga ajo se çfarë shkruan ministri. Gjendja në teren është e mjerueshme, bërlloku është dekorim i lumenjve, i rrugëve lokale dhe nacionale të vendit.
Mjafton të vizitoni një ditë vendet turistike, pyjet, lumenjtë dhe të shikoni se si është gjendja e tyre. Nëse nuk mund t’i vizitoni mjafton t’i shikoni edhe fotografitë që postohen, raportohen në Motilokal.
/Motilokal.com
