Disa linja ajrore zgjedhin ulëset e kaltra për arsye të mirë, pasi kjo ngjyrë ka një ndikim pozitiv psikologjik tek pasagjerët.
Ngjyra e kaltër ka një efekt qetësues dhe thelbi është të krijojë përvojë sa më pak stresuese për pasagjerët.
Kjo ngjyrë promovon qetësinë dhe sipas Angela Wright, autore e "A Guide to Color Psychology", e kaltra lidhet me atribute pozitive si besimi, efikasiteti, gëzimi dhe freskia.
Ajo shton se duke pasur parasysh ankthin e shpeshtë gjatë fluturimit, ngjyra e kaltër është zgjedhur për efektet relaksuese dhe qetësuese.
/Motilokal.com
