Si pritet të jetë moti të enjten në Shqipëri

Si pritet të jetë moti të enjten në Shqipëri

Gjatë ditës së enjten Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Në pjesën e parë të ditës vranësirat do të mbizotërojnë qiellin, ndërsa pjesën tjetër do të mbizotërojë mot i kthjellët e me diell.

Në mëngjes pritet prezencë e mjegullës kryesisht në zonat e ulëta. Ndërsa për shkak të ftohti dhe temperaturave të ulëta në mëngjes pritet prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.

Termometri të enjten pritet të shënojë temperatura prej 5 deri në 12 °C, ndërsa në zonat malore 1 deri në 4 °C.

/Motilokal.com