Policia në Lake Del Valle, Kaliforni, shpëtoi një grua që kaloi 14 orë në majë të një veture të përmbysur pasi ajo përfundoi në një përrua.
Për arsye të panjohura, drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, është përmbysur dhe ka përfunduar në përrua, më pas ka arritur të dalë nga vetura dhe të ngjitet në të. Ajo kaloi 14 orë atje, domethënë gjithë natën.
Vetëm në mëngjes personat që ishin në kamp aty pranë e panë atë dhe thirrën policinë. Pak kohë më vonë, një helikopter policie mbërriti dhe e transportoi atë në spital për lëndime të lehta.
/Motilokal.com
