Kompania “Pastrimi”, në Facebook ka publikuar fotografi gjatë operimit në teren, ku tregon për prezencën e mbeturinave inerte.
“Gjatë operimit në teren e ka sfidë të vazhdueshme prezencën e mbeturinave brenda kontejnerëve të cilat nuk janë mbeturina të amvisërisë”, thuhet në njoftim.
Tutje tregohet se mbeturinat e paraqitura në foto janë në Prishtinë në Rr. “Hamzë Jashari” dhe këto mbeturina gjithsesi që dëmtojnë kontejnerët dhe kamionët e kompanisë, por të njëjtat po ashtu nuk pranohen për deponim në Deponinë Sanitare në Mirash.
Kompania “Pastrimi” apelon qytetarët që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave, sepse kontejnerët metalik në qytet janë të dedikuar vetëm për mbeturina të amvisërisë.
/Motilokal.com
