Si pritet të jetë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Si pritet të jetë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira dhe erëra të forta.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, pjesërisht me vranësira, diell dhe erëra të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 6 °C. E diela parashihet ftohtë, kryesisht me vranësira dhe periudha me diell. Temperatura pritet të luhaten nga -2 deri në 5 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet ftohtë, kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga -1 deri në 5 °C. E diela pritet të jetë me mot të ftohtë, kthjellët dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 8 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me kthjellime. Temperatura do të luhaten nga -2 deri në 4 °C. E diela parashihet të jetë pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej -2 deri në 6 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë ftohtë, pjesërisht me vranësira dhe erëra të forta. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 5 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperatura do të lëvizin prej 0 deri në 5 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 6 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me re. Temperatura pritet të luhaten nga 2 deri në 11 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga -2 deri në 6 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot të kthjellët dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -3 deri në 8 °C.

/Motilokal.com