Honor Magic V2 mbërrin në Evropë, ja sa kushton

Honor Magic V2 mbërrin në Evropë, ja sa kushton

Në Leipzig të Gjermanisë, Honor prezantoi smartfonin Magic V2, i cili më në fund mund të porositet në Evropë.

Honor është një pajisje rrotulluese që disponohet në ngjyrë vjollce dhe të zezë.

Në konfigurimin me 16 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme, smartfoni kushton 2000 euro.

Klientët në Evropë do të marrin gjithashtu shërbimin Magic Care+ për zëvendësim falas të ekranit.

Honor mbajti ceremoninë e lansimit të pajisjes në Kontinentin e Vjetër, të cilin e quan "shtëpia e tij e dytë", në Qendrën e Eksperiencës Porsche në Leipzig të Gjermanisë.

Magic V2 përdor ekranin më të hollë OLED 7,92 inç që paloset nga brenda dhe shpejtësia e rifreskimit është 120 Hz. Madhësia e ekranit të jashtëm OLED është 6.43 inç. Pajisja mundësohet nga një bateri me kapacitet 5000 mAh dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Gen 2 i Qualcomm.Telefoni ka tre kamera të pasme, të gjerë 50, telefoto 20 dhe ultra të gjerë 50 MP me fokus automatik, ndërsa një kamerë 16 MP është përgjegjëse për selfie.

Ka një certifikatë SGS që garanton 400 mijë palosje të ekranit, që në “përkthim” do të thotë dhjetë vjet përdorim të përditshëm.

Lidhja e Honor me Porsche është modeli i kufizuar Magic V2 RSR Porsche Design, një pajisje e frymëzuar nga dizajni i Porsche 911 dhe ngjyra e tij gri Agata e tregon këtë.

Magic V2 RSR Porsche Design gjithashtu përmban NanoCrystal Shield, një teknologji rezistente ndaj gërvishtjeve që plotëson "nivelin mbi shtatë" në shkallën e fortësisë Mohs.

/Mootilokal.com