Mësoni si do të jenë temperaturat këtë fillim jave në Shqipëri

Mësoni si do të jenë temperaturat këtë fillim jave në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë gjithë javës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot të ftohtë e më shumë diell dhe temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë në mëngjes ftohtë e me ngrica, gjatë ditës me diell.

Edhe të martën pritet mot me diell, por në mëngjes do të jetë ftohtë, me ngrica dhe mundësi për prezencë te mjegullës.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës kthjellët dhe diell.

/Motilokal.com