“Thyerje gjymtyrësh, alkool i tepruar”, kaq persona u lënduan në Brezovicë

“Thyerje gjymtyrësh, alkool i tepruar”, kaq persona u lënduan në Brezovicë

Dita e diel si zakonisht e mbush qendrën e skive në Brezovicë, ku të apasionuarit pas këtij sporti lëshohen nga maja e lartë e kësaj qendre piktoreske për të shijuar adrenalinën e sportit dimëror.

Por jo të gjithë kanë fatin që ta kalojnë një ditë të bukur dhe pa lëndime, për dikë mbetet në kujtim kënaqësia dhe për dikë një ditë e lodhshme me lëndime.

Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim gjatë ditës së diel ata u kanë dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.

Në njoftimin e tyre thuhet se shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skive si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.

“Në qendrën e skive në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë pas lëndimeve të pësuara gjatë skive si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar. Shërim të shpejtë të lënduarve”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

/Motilokal.com