Mesatarisht, njeriu shpenzon 5.4 orë në ditë në celularin e tij, prandaj nuk janë të paktë ata që e kanë bërë detoksifikimin dixhital një ndër synimet e tyre për vitin e ri. Një kompani po i nxitë fuqishëm ata që janë të vendosur të largojnë varësinë e tyre nga smartfonët.
Qumështorja Siggi, një kompani amerikane e kosit të stilit islandez, po jep 10,000 dollarë për ata që mund të heqin dorë nga smartfonët për një muaj.
Ata që besojnë se munden nëse e bëjnë, mund të aplikojnë në programin dixhital të detoksifikimit të kompanisë.
"Ne besojmë në fuqinë e të jetuarit të një jete më të thjeshtë me më pak shpërqendrime", tha në një deklaratë qumështroja Siggi. “Një nga shpërqendrimet më të mëdha në jetën tonë sot është telefoni ynë. Në fakt, një person mesatar shpenzon 5.4 orë në telefonin e tij çdo ditë!”
Ata që janë të interesuar për të marrë pjesë duhet të dorëzojnë një ese prej 100 deri në 500 fjalë që përshkruan pse kanë nevojë për një detoksifikimi dixhital dhe "si do të ndikojë tek ju në një mënyrë pozitive që përputhet me filozofinë e markës Siggi", thotë faqja e internetit.
Aplikantët duhet të jenë 18 vjeç ose më të vjetër dhe aplikimi i tyre duhet të dorëzohet deri në fund të ditës më 31 janar.
Më datë 15 shkurt do të përzgjidhen 10 persona për të marrë pjesë në sfidë. Ata do të marrin 10,000 dollarë, një kuti bllokimi të telefonit inteligjent, një telefon rrotullues, një kartë sim me parapagesë njëmujore për atë telefon dhe jogurtët e Siggit për tre muaj.
/Motilokal.com
