Viti 2023 numëron rreth 3321 mjete elektrike aktive, nga të cilat 1813 mjete janë të regjistruara për herë të parë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra përmes një postimi në Facebook bën të ditur se qëndrueshmëria dhe lëvizshmëria e gjelbër po vjen gjithnjë e në rritje dhe po bëhet zgjedhje e qindra shqiptarëve për rrugë e jetë të shëndetshme.
Sipas tij, 41.7% e të gjithë regjistrimeve me herë të parë janë mjete me 0 km dhe janë elektrik/hybrid plug-in, çka sipas përllogaritjeve janë çliruar në mjedis 4,383,720 kg CO2/vit më pak.
/Motilokal.com
