Infermierja Sarah Hunstead, e cila punon në departamentin e pediatrisë në institucionin shëndetësor CPR Kids, zbuloi pse çdo prind duhet të ketë një peshqir ose leckë të kuqe pranë çantës së ndihmës së parë.
Gjegjësisht, kjo infermiere nga Australia tregon se një peshqir i kuq apo ndonjë pëlhurë tjetër në ngjyrë të kuqe do ta mbulojë më mirë gjakun dhe do t'ua zvogëlojë frikën fëmijëve që kanë frikë nga gjaku.
“Nëse ju ose fëmija juaj nuk ju pëlqen shikimi i gjakut, ose nëse fëmija juaj çmendet plotësisht edhe me një pikë gjaku, lecka e kuqe është e domosdoshme”, shpjegoi ajo.
Ajo tregoi në profilin e CPR Kids në Instagram se si duket të vendosësh gjak të rremë në një peshqir të bardhë dhe të kuq. Një lugë gjaku fallso në një peshqir më të errët duket si çdo lëng, ndërsa në një peshqir të bardhë është e kuqe.
Shumë njerëz zgjedhin një leckë të bardhë në çantën e ndihmës së parë për të ushtruar presion mbi plagët ose për të pastruar gjakderdhjen nga hundët, por mos mendoni se e kuqja në fakt do të ishte një zgjedhje shumë më e mirë.
Hunstead tha se prindërit e fëmijëve që nuk mund të durojnë shikimin e gjakut do të ishte më mirë të përdornin një leckë të kuqe për t'i qetësuar ata në një situatë stresuese.
“Ata mund të ndihmojnë me frikën dhe ankthin që disa fëmijë, si dhe të rriturit, marrin kur shohin gjak, gjë që ndihmon për të përballuar më lehtë gjakderdhjen nga hundët apo prerjet”, theksoi ajo.
Ajo shtoi se nëse prindërit nuk mund të gjejnë pëlhurë të kuqe, ata gjithashtu mund të përdorin pëlhura më të errëta në të zezë ose kaltër.
/Motilokal.com
