Moti në vendin tonë me diell e shi

Moti në vendin tonë me diell e shi

Parashikimi i motit në vendin tonë në pjesën e parë të ditës të së hënës do të jetë me vranësira dhe shi të përkohshëm në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa mot me kthjellime do të jetë në jug të vendit.

Parashikohet që pas-mesditës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke ri-sjell kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke luhatur vlerat ditore nga 22 deri në 25 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Mëngjesi dhe pasditja e së martës do të jetë me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 21 deri në 27 °C.

Ndërsa, nga e mërkura do të rikthehet i nxehti, moti do të jetë i kthjellët, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 °C./Motilokal.com