Përkeqësim i motit/ Drejtoria Detare apelon operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare

Përkeqësim i motit/ Drejtoria Detare apelon operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës, u ka bërë apel të gjithë operatorëve dhe ekuipazheve të anijeve për shmangien e incidenteve detare për shkak të përkeqësimit të motit.

Sipas Drejtorisë Detare nga datat 26, 27, 28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet në datën 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse në datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.

“Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar”, thuhet në njoftim.

“Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, apelon Drejtoria Detare Durrës./Motilokal.com