Moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira, reshje shiu dhe erëra të forta.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me erëra të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 9 °C. Edhe e diela parashihet me mot të ngjashëm. Temperatura pritet të luhaten nga 6 deri në 7 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 9 °C. E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 8 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 7 deri në 10 °C. E diela parashihet të jetë me reshje të dobëta shiu dhe erëra të forta. Termometri pritet të shënon temperatura prej 8 deri në 9 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe erëra të forta. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 10 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e intervale me diell dhe erëra. Temperatura do të lëvizin prej 6 deri në 8 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me reshje shiu dhe erëra të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 8 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira, reshje lokale shiu dhe erëra të forta. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 9 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot pjesërisht me re dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 8 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 8 °C.

/Motilokal.com