Fiat 500 që Tom Cruise voziti, ka një sekret të habitshëm

Fiat 500 që Tom Cruise voziti, ka një sekret të habitshëm

Nëse keni parë vazhdimin e ri të Mission Impossible "Dead Reckoning" ose të paktën trailerin, një ekskluzivitet që ka qenë plot marifete që nga pjesa e parë, me siguri u magjeps nga Fiat 500 i vogël dhe shpejtësia e tij teksa Tom Cruise e thyen atë në një ndjekje prej pesë minutash. “Fiati” i vogël fsheh një sekret të madh.

Në filmin e shtatë të ekskluzivitetit Mission Impossible, ndërsa Ethan Hunt merret me gjetjen e armëve të reja dhe në të njëjtën kohë me forcat e errëta nga e kaluara e tij, askush nuk priste që një Fiat 500 i vogël i verdhë, më shumë se gjysmë shekulli, do të ndihmonte agjentin. Ethan Hunt (Tom Cruise) shpëton nga djemtë e këqij dhe policia, duke shmangur këmbësorët dhe karrocat e foshnjave. Në momentin që shtypi pedalin e gazit, dhe tashmë filloi të justifikonte për të treguar se nuk ishte mësuar me vetura kaq të vogla, ai u mahnit nga fuqia e Fiat 500. Por "E verdha" në këtë film nuk është Fiat 500 i zakonshëm.

Agjenti sekret Ethan Hunt e çoi atë nëpër rrugët me kalldrëm të Romës sikur të mos kishte të nesërme. E zbriti nga shkallët, u përmbys në të, ndaloi pranë Fontana del Moro në Piazza Navona dhe përfundoi në ulësen e pasagjerit duke u përpjekur ta përzënë përsëri nga ai pozicion i pamundur.

"Ne kemi bërë ndjekje veturash në filmat Mission Impossible më parë, por asgjë si kjo", postoi Tom Cruise në ish-Twitter tani X në qershor 2023.

Ajo që është magjepsëse dhe ajo që dimë nga më parë, Cruise i bën të gjitha këto marifete vetëm dhe rrezikon thyerjen e kockave. Por, të paktën në film, plagët e tij shërohen me shpejtësinë e dritës dhe të gjitha nuk kanë fund. Por ajo që nuk dinim është se Fiat 500 në këtë film aksion nuk është saktësisht një Fiat 500 i zakonshëm.


Të gjithë vumë re se ajo që po bënte vetura e viteve 1960 ishte shumë përtej aftësive të saj realiste. Por ka diçka që ata që realizuan filmin e mbajtën të fshehtë për një kohë. Neil Courbould, mbikëqyrës i efekteve speciale, zbuloi sekretin e super “Fiat”.

Skena fillimisht ishte menduar të ishte e thjeshtë. Megjithatë, Tom Cruise thjesht ra në dashuri me Fiat 500 dhe së bashku me skenaristët vendosën të krijojnë një skenë më interesante. Dhe gjithçka ishte e mundur sepse Fiat iu nënshtrua një transplanti "zemre". Motori i tij me dy cilindra më pak se 500 cc u hoq dhe u zëvendësua me një motor elektrik 500 kuaj fuqi nga Tesla. Të tjera informacione, si bateria apo modeli që i ka dhuruar motorin nuk janë bërë të ditura, por pas kësaj është plotësisht e qartë sesi Fiat i vogël në duart e Tom Cruise po garonte si i çmendur. Ajo që është e dobishme për vetë Fiat-in, italianët përdorën këtë film dhe rolin e vogël të Fiat 500 arkaik për të reklamuar Abarth 500e elektrike.

Misioni i pamundur “Dead Reckoning” mori dy nominime për Oscar, ndarja e të cilave do të mbahet në edicionin e 96-të më 11 mars. Domethënë, filmi u nominua për zërin më të mirë dhe efektet më të mira vizuale.

/Motilokal.com