Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

Në një konferencë për media kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorin e Drejtorisë për shëndet publik, Zharko Karaxhovski zyrtarisht kanë konfirmuar se në Maqedoni të Veriut ka një rast të infektuar me koronavirus.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Filipçe pacientja e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv.

Ai tha se nuk ka vend për panikë dhe se janë marrë masat e duhura.

“Ajo ishte në Itali për disa muaj dhe për disa javë ka qenë e sëmurë. Pasi është futur në Maqedoni, menjëherë është marrë nën kujdes. Jemi duke i ndjekur gjithë protokollet për këtë rast. Do t’i izolojnë të gjithë bashkëudhëtarët e saj të cilët kanë ardhur bashkë prej Italie” tha Filipçe.

Ndërsa kreu i shëndetit publik Karaxhovski tha se pacientja e lindur në vitin 1970 ka javë që është me simptome të njëjta.

Ai bëri me dije se nuk ka nevojë për panik. “Për gjysmë ore Maqedonia do të jetë në përgatitur që të luftojë këtë ndodhi”, tha Karaxhovski.

Në këtë konferencë u bë e ditur se e sëmura vetë ishte paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, së bashku me dy pacientë të tjerë./Motilokal.com