Sa gjatë jetojmë varet nga një sërë faktorësh, disa prej të cilëve janë jashtë kontrollit tonë, si gjenetika, sëmundjet dhe lëndimet. Megjithatë, ka edhe zakone të jetesës që luajnë një rol të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës, dhe ne mund të ndikojmë në to.
Me këtë në mendje, kardiologu Mohammed Alo zbuloi tre gjëra që ai bën për të zgjatur jetën. Ai këshilloi tre gjëra të cilat i rendisim më poshtë.
Mbani një peshë trupore ideale
Obeziteti dhe mbipesha njihen si faktorë kryesorë rreziku për shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, disa lloje kanceri dhe goditje në tru.
Ndiqni dietën mesdhetare
Dieta mesdhetare përfshin shumë perime, fruta, bishtajore, drithëra dhe yndyra të shëndetshme dhe përjashton ushqimet e përpunuara, ushqimet me sheqer ose yndyrat e ngopura.
Studiuesit kanë zbuluar se një dietë mesdhetare ul rrezikun e diabetit të tipit 2, presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë. Gjithashtu është treguar se njerëzit që ndjekin dietën mesdhetare jetojnë më gjatë dhe kanë një peshë trupore të shëndetshme.
Zgjidhni një aktivitet fizik të cilit do t'i përmbaheni
Së fundi, doktor Alo këshillon që të zgjedhim një aktivitet që na pëlqen për të ushtruar rregullisht.
“Këto janë tre gjëra që janë vërtetuar shkencërisht se ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm”, tha ai.
/Motilokal.com
