Pamje të veçanta të dhive të egra në Alpet shqiptare

Pamje të veçanta të dhive të egra në Alpet shqiptare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në Facbook ka publikuar pamje të bukura të dhive në Alpet shqiptare, një nga specie e egra që dhurojnë spektakël në këto ditë ku bardhësia ka veshur gjithandej malet.

Kafshët e egra shtojnë tërheqjen e vizitorëve në këtë periudhë të vitit, pasi gjurmët e tyre shpeshherë gjenden në shtigjet që përshkojnë alpinistët dhe dashamirët e ngjitjeve malore.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

VIDEO

/Motilokal.com