Shkencëtarët kanë vënë re se Hëna është tkurrur dhe se ky proces po vazhdon ende, gjë që do të ndikojë në misionet njerëzore në këtë satelit të Tokës.
Analiza e të dhënave të mbledhura nga orbiteri “Lunar” i NASA-s tregon se Hëna po tkurret sistematikisht, gjë që sipas shkencëtarëve ndoshta është rezultat i ftohjes së bërthamës së saj.
Kjo çon jo vetëm në krijimin e çarjeve të reja në sipërfaqen e Hënës, por edhe në tërmete të shpeshta, sipas portaleve shkencore.
Studiuesit kanë zbuluar se tërmetet janë një nga arsyet pse perimetri i Hënës është zvogëluar me më shumë se 50 metra gjatë disa qindra milionë viteve të fundit.
Për të përcaktuar se sa tërmetet ndikojnë në të vërtetë në stabilitetin e Hënës, shkencëtarët krahasuan të dhënat nga epoka e misioneve "Apollo" në vitet 1960 dhe 1970.
Siç shpjegojnë autorët e studimit, sipërfaqja e Hënës është e thatë, e përbërë nga zhavorr dhe pluhur. Sedimentet e lirshme bëjnë shumë të mundshme lëkundjet dhe rrëshqitjet e dheut. Kjo mund të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Hënës, por edhe në të ardhmen e misioneve njerëzore në atë planet.
Shkencëtarët paralajmërojnë se tërmetet në Hënë mund të jenë mjaft të fortë për të dëmtuar potencialisht strukturat që njerëzit do të ndërtonin atje.
Kjo është arsyeja pse, përpara se njerëzit të kthehen në Hënë dhe të ndërtojnë një lloj baze atje, do të jetë e nevojshme të studiohet me kujdes se ku është më i madh aktiviteti sizmik dhe ku mund të jetë e sigurt të ndërtohet një vendbanim.
/Motilokal.com
